Sot, Komisioni Parlamentar i Sigurisë Kombëtare ktheu mbrapsht projektligjin e qeverisë për vendosjen e kamerave të sigurisë në ambiente publike.
Drafti i projekligjit nuk u mbështet nga deputetët, si të maxhorancës dhe të opozitës, pasi vlerësimi i kostos së gjithë projektit nuk është bërë në mënyrë transparente.
Deputeti i LSI-së Luan Rama dhe deputeti i PS-së Paulin Stërkaj kërkuan që Ministria e Brendëshme të të paraqesë faturën që do të paguhet si nga arka e shtetit, ashtu dhe nga bizneset.
Tjetër shqetësim që u ngrit në Komision, është pamundësia e bizneseve private për t’iu përgjigjur kërkësës së qeverisë për tu pajisur me kamera të teknologjisë së fundit, siç kërkohet në projektligj.
Seanca e Komisionit u shty deri në momentin që kërkesat e deputeteve do të marrin përgjigje nga Ministria e Brendëshme.