
Policia ka gjobitur 659 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 2 milionë lekë.
Gjithashtu u gjobitën 11 qytetarë të cilët janë kapur duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.
Ndërsa dy administratorë lokalesh janë gjobitur me nga 1 milionë lekë secili, pasi nuk respektonin protokollet e sigurisë në ambientet e tyre.