667 mijë persona do të përfitojnë bonusin e fundvitit, njoftoi të premten drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado.
Bonusi do të jetë 5 mijë lekë të reja.
Kategoritë që përfitojnë këtë bonus janë, pensionet e pleqërisë, invalidët, familjarët, pensionet e parakohshme, invalidët e luftës dhe veteranët e luftës që marrin pension, tha Hado.
Ai njoftoi se do të jepen 2.4 miliardë lekë nga buxheti. Sa i takon shpërndarjes së pensioneve, Hado tha se ISSH po bashkëpunon me Postën Shqiptare për këtë.
“Ne sigurisht do bëjmë një grafikë me postën edhe për shkak të furnizimit të postës me fonde por edhe për shkak të masave anti-covid me qëllim që të shmangen sa më shume të jetë e mundshme grumbullimet”, tha ai.
Të gjitha ata që nuk do të mund ta tërheqin shpërblimin deri më datën 31 dhjetor do të mund ta marrin atë përgjatë vitit 2021, tha Hado për News 24.
Të enjten, Ministrja e Ekonomisë Anlia Denaj njoftoi se peniosniët do të marrin menjëherë shpërblimin për fundvitit.
Ajo tha se qeveria do të japë ndihmë ekonomike dyfish për familjet në nevojë.