
Maqerdonia e Veriut ka regjistruar të martën 67 raste të reja me Covid-19, pas tenstimit të 755 mostrave.
Instituti i Shëndetit Publik njoftooi se janë shëruar 398 pacientë, sipas Alsat.
Ndërkohë në 24 orët e fundit vendi ka shënuar 31 viktima në betejën me Covid-19.
Mbeten ende 13 167 raste aktive.
Qysh prej shpalljes së pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjithsej 152 747 raste infektimi, prej të cilëve 134 653 janë shëruar dhe 4 992 kanë ndërruar jetë.