678 persona u gjobitën të shtunën në të gjithë vendin, për mosmbajtje të maskës, njoftoi policia e shtetit. Vlera e gjobës është 3 mijë lekë, duke e çuar shumën në total në rreth 16 mijë euro.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 10 të rinj, të cilët nuk i janë bindur urdhërit për të treguar letër njoftimin. Policia njofton se po vazhdon kontrollet në të gjithë vendin për zbatimin e masave kundër koronavirusit.
Qeveria vendosi të mërkurën mbajtjen e maskës me detyrim edhe në ambjente të jashtme.