Teksa amerikanët votuan për presidentin e tyre, janë disa shtete, të cilat e ndërrojnë votën e tyre, ato nga të cilat varet tashmë nëse presidenti i 46-të do të jetë Biden apo Trump.
Duke qenë se fituesi i një shteti i merr të gjitha votat lektorale të atij shteti, dhe duke qenë se në një shumicen e shteteve njëra nga partitë e ka të garantuar fitoren, kandidatët e t dyja partive përqëndrohen në ato shtete që shkojnë herë në njërin e herë në tjetrin anë dhe që njihen si shtetet e lëkundura.
Në emisionin ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, u fol për shtetet e lëkundura të zgjedhjeve 2020:
Florida, Arizona, Uiskonsin, Miçigan, Pensilvania dhe Karolina e Veriut.
Së bashku, këto shtete kanë 101 nga 270 votat e elektorale që duhen për të fituar zgjedhjet.
Si për Trumpin ashtu edhe Bidenin, fitimi i 29 votave elektorale të Floridas mund të sinjalizojë fitimin e karrikes së Shtëpisë së Bardhë. Biden ka një avantazh të lehtë në sondazhe ndaj Trumpit: 51 me 48 për qind.
Pothuajse 2.5 milion njerëz në Florida kanë hedhur tashmë votat e tyre – gati duke tejkaluar numrin e votave të hedhura për të gjithë zgjedhjet e vitit 2016.
Sondazhet e fundit në Arizona treguan se Bideni ka një avantazh të lehtë me 51 përqind të votave, por marzhi i gabimit në këtë sondazh është 6 pikë përqindje. Në 2016-ën në Arizona fitoi Trumpi kundër Hillry Clintonit.
Në Uiskonsin, Bideni është përpara me 5 pikë përqindje ndaj Trumpit. Megithatë, njësoj si Arizona, dhe Uiskonsin ka një elektorat realtivisht të moshuar që ka tendencën të votojë për republikanët ndaj rezultati mund të ndryshojë.
Në Miçigan Bideni është përpara me 6 pikë përqindje, porn ë vitin 2016 Trumpi fitoi ndaj Hillari Klintonit. Fitimi i Miçiganit është shumë i rëndësishëm për demokratin Biden sepse do t’i jepte atij avazhtazh ndaj Trumpit në votën e përgjithshme.
Në Pensilvenia, sërish është më para në sondazhe Bideni me 53 përqind të votave. Ky shtet ka 20 vota elektorale, duke e bërë atë një shtet të rëndësishëm për tu fituar. Në zgjedhjet e vitit 2016, 20 votat e Pensilvenias i fitoi Trumpi.
Në Karolinën e Veriut, sërish Biden është përpara në sondazhe me 50 për qind, ndërsa Trump me 48 për qind dhe marzhi i gabimit është 5,9 pikë përqindje. Njësoj si në Arizona, edhe këtu në vitin 2016 Trumpi fitoi ndaj Clintonit me vetëm 4 pikë përqindje diferencë.