![Koronavirus, Covid-19, Infografiku nga Diver Santi ©️Exit News 7 punonjës të infektuar në drejtorinë e Shërbimeve Publike në Elbasan](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/WhatsApp-Image-2020-10-05-at-14.36.40.jpeg)
Drejtori i Shërbimeve Publike dhe gjashtë punonjës të drejtorisë në Elbasan janë infektuar me Covid-19.
Ata janë izoluar në shtëpitë e tyre, ndërsa një pjesë e stafit që ka pasur kontakt me të infektuarit, po testohen.
Deri në një njoftim të dytë, Drejtoria e Shërbimëve Publike në Elbasan do të punojë me staf dhe orare të reduktuara.