
704 persona kanë qënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) gjatë një viti.
Në një njoftim zyrtar, SPAK bën të ditur se 255 persona janë hetuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar ndërsa 209 persona janë hetuar për veprat penale që lidhen me korrupsionin.
Gjatë një viti janë dërguar 59 kërkesa për gjykim në gjykatën e posaçme ndër të cilat 16 kërkesa për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 39 kërkesa për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
SPAK ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj 39 personave, ndër të cilët 5 personave për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 23 persona për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
Gjykatat e Posaçme kanë dhënë gjithsej 57 vendime, ku 36 vendime janë dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe 23 vendime nga Apeli.