Dhjetë viktima dhe 705 raste të reja me koronavirus u shënuan në 24 orët e fundit në Kosovë. Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), numri total i rasteve pozitive është 83.717 raste dhe 1.786 raste të vdekjes.
Ndêrsa, raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 12,808.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 522 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.123 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808.
Rastet pozitive u shënuan në komunat: Prishtinë 320 raste, Lipjan 50 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 30 raste, Kamenicë 27 raste, Obiliq 27 raste, Gjilan 25 raste, Pejë 20 raste, Deçan 19 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 15 raste, Vushtrri 15 raste, Malishevë 13 raste, Klinë 9 raste, Shtime 7 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Kaçanik 4 raste, Novobërdë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Graçanicë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe Ferizaj 1 rast.