Pas artikullit të sotëm të Exit.al për Agim Kajmakun, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi. Në një status në Facebook, Zoti Bardhi shkruan se “Dëshmitarë të tjerë e kanë parë [Kjamakun] në Durrës me drejtues të Partisë Socialiste.”
“Agim Kajmaku, gjoja më kërkim nga drejtësia, nuk arrestohet, sepse Edi Rama nuk e do të arrestuar bashkëpunëtorin e tij që mashtroi dhe fshehu te kaluarën kriminale në Greqi.
Për të treguar se Agim Kajmaku është nën mbrojtjen e tij, Edi Rama jo vetëm nuk e shkarkoi kurrë Agim Kajmakun, por pak javë më parë, kur ai ishte në kërkim policor, i dha firmës Kajmaku një tjetër tender publik prej 50 milionë lekësh”, shkruan Bardhi.
Agim Kajmaku, ish-kryebashkiaku i vorës ëshët në kërkim nga policia që prej muajit Nentor 2019. Ai akuzohet për fallsifikim të formularit të dekriminalizimit, dhe ushtrim të detyrës shtetërore pas përfundimit.