
Policia ka gjobitur 729 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 2,2 milionë lekë.
Gjithashtu 7 qytetarë të cilët nuk kanë pranuar të tregojnë mjetin e identifikimit janë shoqëruar në komisariat.
Prej 15 tetorit në vend është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në çdo ambient, të hapur e të mbyllur, përveçse në banesa.