796 586 vaksinime kundër COVID-19 në Shqipëri

Nga Exit News
796 586 vaksinime kundër COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri janë kryer 796 586 vaksinime kundër COVID-19.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Me dy doza janë vaksinuar mbi 300 mijë qytetarë ndërsa rreth 190 mijë të tjerë presin të marrin dozën e dytë.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri po kryehet me vaksinat e Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Në vend që prej fillimit te pandemisë kanë ardhur mbi 800 mijë vaksina.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>