8 punonjës të fushatës së Trumpit infektohen me Covid-19

Nga Exit News
8 punonjës të fushatës së Trumpit infektohen me Covid-19

Shkon në tetë numri i punonjësve të fushatës së presidentit Trump në Tusla të Oklahomës, që infektohen me Covid-19.

Në orët e fundit janë zbuluar 2 punonjës të rinj të infektuar, të cilët morën pjesë në tubimin e Trumpit në Tusla.

Drejtori i komunikimit të fushatës së Trump, Tim Murtaugh tha se punonjësit që rezultuan të infektuar ‘morën pjesë në fushatë, por ishin me maska gjatë gjithë kohës’.

Pas zbulimit për infektim, punonjësit janë karantinuar dhe ka nisur protokolli i kontakteve.

Deri tani, vetëm në stafin e Trumpit në Tusla ka tetë punonjës të infektuar me Covid-19.

Tim Murtaugh tha se për arsye sigurie, stafi i fushatës do të testohet para çdo aktiviteti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>