Një student në një universitetin shtetëror të Permit në Rusi qëlloi me armë mbi shokët e tij të hënën, duke vrarë tetë prej tyre dhe duke plagosur disa të tjerë.
Një zëdhënëse e universitetit konformoi se autori u vra në përleshje me policinë.
Një raportim për Reuters, që citon mediat vendase, thotë se studentët ndërtuan barrikada me karrike për të ndaluar që agresori të hynte në klasat e tyre.
Mediat lokale e identifikuan personin e armatosur si një student 18-vjeçar, i cili kishte postuar fotografi në mediat sociale duke pozuar me armë, përkrenare dhe municion.
Një profil në rrjetet sociale, i atribuar vrasësit adoleshent, sugjeron se vrasjet ishin të planifikuara dhe të motivuara nga urrejtja.
Në fillim të këtij viti një adoleshent tjetër i armatosur hapi zjarr në një shkollë në qytetin e Kazanit në maj, duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.