Në vitin 2019, rreth 1.08 milion ton mbetje urbane u mblodhën në gjithë vendin. Krahasuar me një vit më parë, ka një rënie prej 18 për qindësh.
Sasia e mbetjeve urbane të prodhuara për person në të gjithë vendin në 2019-ën ishte 381 kg, nga 462 kg që ishte në 2018-ën.
Sipas INSTAT, 87.9 përqind e popullsisë kanë akses në shërbimet e administrimit të mbetjeve komunale. Kjo ishte një rritje prej 22.2 për qindnë krahasim me vitin paraprak.
Numri i qytetarëve që kanë akses në shërbimet e grumbullimit të mbeturinave është rritur ndjeshëm krahasuar me viti 2013, kur ishte vetëm 50.7 për qind. Ndërsa numrat janë luhatur gjatë viteve, viti 2019 ishte larg viti më i mirë me pothuajse të gjithë vendin.
Për sa i përket llojeve më të zakonshme të mbetjeve, mbetjet organike përbënin 41% të totalit, ndjekur nga plastika me 14 për qind dhe letra me 12 për qind.
Pothuajse 80 për qind e të gjitha mbeturinave në 2019 janë depozituar në landfille, një rritje krahasuar me një vit më parë kur kjo e dhënë ishte 76.4 për qidn.
Vetëm 18.7 për qind e mbeturinave u ricikluan, pothuajse njësoj sa dhe vitin e kaluar. Më pak se 1 përqind e tyre është djegur për qëllime energjie, një rënie prej një pikë përqindjeje nga 2018.
Djegia e mbeturinave për arsye eliminimi dhe energjie ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit, por fatkeqësisht, po kështu ka rënë edhe sasia që është ricikluar. Në vitin 2013, rreth 225,638 ton u ricikluan, por kjo shifër ka rënë në 203,440 në 2019.
Një statistikë tjetër e trishtueshme është fakti që depozitat në landfille janë pothuajse dyfishuar që nga viti 2013, me 847,208 ton mbeturina të depozituara vetëm në 2019.