
Në Shqipëri janë kryer 800 mijë vaksinime kundër COVID-19.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama në Facebook.
Me dy doza janë vaksinuar mbi 300 mijë qytetarë ndërsa rreth 200 mijë të tjerë presin të marrin dozën e dytë.
Vaksinimi kundër COVID-19 në Shqipëri po kryehet me vaksinat e Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.
Në vend që prej fillimit te pandemisë kanë ardhur mbi 800 mijë vaksina.