Sot, tregtarët dhe pronarët e biznesit të vogël i dërguan Kryebashkiakut Veliaj kërkesat e tyre, lidhur me uljen apo heqjen e taksave vendore. Sipërmarrësit, të cilët kanë protestuar vazhdimisht kundër rritjes dhe vënies së taksave të reja, thanë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, ata do të vazhdojnë të protestojnë.
Kërkesat e tyre janë:
- Taksa e tabelës identifikuese dhe reklamuese të kthehet siç ka qenë
- Të hiqet taksa për tavolinat në hapësirat publike
- Taksa për zënien e hapësirës publike të kthehet siç ka qenë
- Të hiqet taksa e truallit për biznesin
- Të hiqet taksa e infrastrukturës arsimore
- Taksa e ndërtesës që i shërben biznesit të kthehet siçka qenë
- Taksa e pastrimit të kthehet siç ka qenë
Artikuj të lidhur:
Biznesi i vogël sërish në protestë kundër rritjes së taksave
Sa rëndojnë taksat e reja vendore mbi familjet dhe bizneset – Exit shpjegon