Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka dhënë, mbrëmë, një intervistë në emisionin Top Story, në Top Channel.
Disa nga deklaratat kryesore të tij, ishin:
- Është e turpshme që në Parlament janë ulur njerëz me precedentë të rëndë penalë. Vërejtjet e mia për këtë i kam bërë para zgjedhjeve në 2013 në një forum kolegjial në PS.
- Ligji i dekriminalizimit, ashtu siç është ndërtuar dhe ashtu siç është menduar, nuk do të ketë asnjë efekt.
- E gjithë zhurma me dekriminalizimin nga PD po bëhet për të larguar vëmendjen nga reforma në drejtësi.
- Unë nuk votova në Parlament për ligjin e dekriminalizimit, jo se jam kundër këtij ligji, por nuk mendoj, që pavarësisht kauzës, lufta duhet të justifikohet përmes normave kushtetuese dhe procedurave parlamentare sepse rrugë të tilla çojnë gjithmonë në ligje klienteliste dhe zgjidhje të gabuara.
- Rruga që u ndoq [për ligjin e dekriminalizimit] ishte e gabuar, u ndryshua Kushtetuta në 7 nene, më keq se në 2008-n.
- Maxhoranca i la dorë të lirë opozitës për të gjitha aktet që do të shoqëronin ligjin [e dekriminalizimit], por PD zgjodhi të bëjë politikë me to.