Banorët e Shkodrës protestuan, sot, kundër Kryeministrit Rama dhe kërkuan dëmshpërblimet për përmbytjen e nënShkodrës në 2010-ën dhe për ndërtimin e stadiumit “Loro Boriçi”. Banorët tentuan t’i afroheshin Kryeministri Rama dhe të bisedonin, por policët e Gardës nuk i kanë lejuar dhe janë përplasur më qytetarët.
Banorët kanë disa javë që protestojnë kundër qeverisë, pasi ende nuk janë dëmshpërblyer për përmbytjet e viteve më parë. Ndërsa banorët, shtëpitë e të cilëve do të shemben për ndërtimin e stadiumit, ankohen se shpronësimi i banesave po bëhet me vlerë shumë të ulët.
Kryeministri Rama ndodhet në Shkodër për një aktivitet të PS-së, por gjatë paraditës u takua me Kryebashkiaken Voltana Ademi.