Mbrëmë, një sulm terrorist ka shkaktuar 36 persona të vdekur dhe 105 të plagosur, në Ankara të Turqisë. Sipas mediave turke, mes të vdekurve janë dhe dy kamikazët që shkaktuan sulmin.
Sulmi terrorist është bërë me anë të një makine-bombë, që u aktivizuar teksa ishte në lëvizje.
Deri më tani policia turke ka arrestuar 14 persona të dyshuar, si të lidhur me grupin terrorist. Aty i janë gjetur dokumenta dhe materiale propagande lidhur me grupin terrorist.