Fjalimi i Ramës

 

Falenderime

Falenderoj Fatos Nanon. Dëshiroj të na bashkohet kur vjen dita e 25 vjetorit dhe uroj të gjejë fjalët e duhura për kontributin e lidershipit të tij demokratik në PS.  Çfarë na ka ndarë me të nuk i ndan më dysh dhe nuk bën që të hidhet poshtë kontributi i tij.

Falenderoj për ribashkimin e PS dhe e kam fjalën për bashkëkryetarin Ilir Metën e meqë e nisa me një parantezë evokimesh, nuk kemi vetëm kujtime të mira mes nesh, dy pjesë të kësaj familje nuk janë ende të çliruara nga pesha e së kaluarës.

Falenderime veteranëve të pranishëm ose jo në salle, nga profesor Serveti që na jep ende leksion, Pandi Majko i pakonkurueshëm nga befasitë që na bën, nga Namiku që di të inatoset pa mbaj inat, nga Erjon Braçe që është socialisti më i paepur, nga Arta Dade që nuk njeh perëndim e Fino që nuk njeh kufij. Rexhepi, Malo etj, ndjesë nëse harrova ndonjërin.

Për opozitën

Kjo nuk është opozitë. Nuk është opozita që aq shumë i duhet këtij vendi. Nuk kanë asnjë vizion, kanë gjithë atë mllef për të ushqyer fanatizmin, nuk kanë asnjë program, as në kokë, jo më ne letër, por kanë gjithë kurajon e paturpësisë për të qëlluar përditë me përbaltjen bajate që është shndërruar në infeksion që synon të kapë dhe prekë zemrat e njerëzve në nevojë dhe që nuk kanë fuqi të mjaftueshme të durojnë.

Kanë gjithë forcën e verbër të një të mbyturi të madh që i bën të kërkojnë të na mbysin edhe ne në llumin e tyre. Shpesh ja dalin të na tërheqin në atë llum dhe kjo për fajin tonë, që nuk qëndrojmë dot më lartë se niveli i baltës së tyre..

Ka shumë baltë në rrugët e komunikimit publik. Makineritë e baltës nga më e madhja, SHQUP tek të tjerat rreth e rrotull tij e prodhojnë dhe shumëfishojnë nga të katër anët.

Jua kujton Saliu se çmallkim ishte për njerëzit çdo të enjte. Baltosemi duke u akuzuar për plagët që shkaktuan ata. Por ne nuk i kemi kuruar sa donim.

Për Kongresin

Ka një pakicë shumë të vogël këtu, që nga ky Kongres pret të gjejë sesi do t’i bëhet hallit statutor të mandatit tim dhe sipas tyre, unë këtu sot jam i pamandatuar.

Jashtë kësaj shtëpie ka plot forca me njerëz që presin me interes të madh ç’do të ndodhë në këtë Kongres. Shumë urojnë që të na ndodhë ndonjë gjë e ‘ububushme’, qoftë të na përmbyset ndonjë gotë ujë, pastaj të bëjnë lajm që anija jonë u përmbyt. Por do të zhgënjehen. Nga ky Kongres do të dalim më të fortë dhe të karikuar, më të motivuar për të çuar reformat në drejtimin e duhur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>