Pjesa më e madhe e shqiptarëve kaluan pushimet verore në Shqipëri duke shpenzuar mesatarisht 200 euro.
Sondazhi i Barometrit zbuloi se 91% e shqiptarëve kaluan brenda vendit pushimet verore ndërsa 6.3% jashtë dhe vetëm 2.6% edhe brenda edhe jashtë.
Për gazetaren e turizmit, Flora Xhemani Baba, vështirësitë e krijuara nga masat antiCOVID për të dalë jashtë vendit kanë ndikuar në numrin e ulët të turistëve shqiptarë jashtë vendit.
Ndërsa operatori turistik Arben Çipa shprehet se përmirësimi i infrastukturës dhe shërbimeve në jug të vendit ka rritur kuriozitetin për të pushuar në Shqipëri.
Sipas sodazhit, mesatarisht shqiptarët pushojnë 9 ditë dhe shpenzojnë 22 euro në ditë për person.
Pra gjatë 90 ditëve të muajve të verës, shqiptarët pushojnë vetëm 10% të kohës dhe shpenzojnë pak.
Sondazhi për pushimet verore u krye gjatë 15-ditëshit të dytë të muajit gusht ku në intervista ballë për ballë u përfshinë 1000 veta.