91 kallëzime për blerje votash dorëzohen në SPAK

Nga Exit News
91 kallëzime për blerje votash dorëzohen në SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka regjistruar 91 padi për korrupsion zgjedhor, nga to:

55 kallëzime kanë ardhur nga partitë politike: PD me 50 kallëzime; LSI me 3 kallëzime; PS me 1 kallëzim; FRD me 1 kallëzim.

10 kallëzimi kanë ardhur nga Policia gjyqësore.

4 kallëzime nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore

4 kallëzime nga shtetas.

18 kallëzime nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

SPAK njoftoi se:

Janë regjistruar 32 procedime penale për të cilat vazhdon hetimi.

Është vendosur në 7 raste mosfillimi i procedimit penal.

Janë dërguar për verifikime paraprake në Policinë e Shtetit 15 raste.

Janë dërguar për kompetencë prokurorive të rretheve gjyqësore 23 raste.

Janë në proces verifikimi nga prokurorët e posaçëm 14 raste.

Kallëzimet janë bërë për periudhën mars – prill 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>