Bizneset do pagujanë taksën për arsim për çdo NIPT

Bizneset në Bashkinë Tiranë që punojnë me NIPT-e sekondare do ta paguajnë taksën për infrastrukturën arsimore për çdo NIPT.

Sipas vendimit të datës 30 dhjetor 2015 të Bashkisë Tiranë, taksa që duhet të paguajë biznesi për arsimin është 27 mijë lekë në vit. Por me shpërndarjen e faturave nëpër biznese, sipërmarrësit që kanë më shumë se një NIPT janë ndeshur me shumëfishim të taksës.

Kjo bie ndesh me vendimin e Bashkisë në të cilin thuhej se kjo taksë do të paguhej nga familjet dhe personat juridikë e fizikë që jetojnë apo ushtrojnë veprimtari ekonomike në Bashkinë Tiranë. Për shembull, pavarësisht se një biznes nga tatimet konsiderohet si një subjekt, vetëm për faktin se ai tregton mallra me shumicë dhe pakicë e duhet të ketë dy NIPT-e të veçanta, ai duhet të paguajë dy herë taksën për arsim.

Po sipas vendimit, kjo taksë duhet të paguhet nga biznesi brenda datës 20 prill.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>