Ish-nënkryetari i KMSH: Në Tiranë po shpërndahen trakte fetare

Ermir Gjinishi, ish nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, deklaroi dje “se në Tiranë po shpërndahen trakte me tekste fetare, ku thuhet se duhen vrarë njerëzit që nuk besojnë”. I ftuar në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi, Zoti Gjinishi tha se “situata në Shqipëri po del jashtë kontrollit”.

“Janë 100 veta që luftojnë krah ISIS, ka njerëz që janë vrarë, ka një deklaratë zyrtare për sulmet që janë bërë në Bruksel vetëm në gjuhën shqipe. Një në arabisht, një në gjuhën shqipe.”

Sipas tij, një prej shkaqeve kryesore të kësj gjendje është fakti se shumë xhami në Shqipëri nuk kontrollohen nga KMSH. Aty, shumë prej imamëve kthehen në predikues politikë dhe në të shumtën e rasteve janë radikalë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>