Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i sapo kthyer nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dha sot një deklaratë për median.
Zoti Basha akuzoi drejtëpërdrejtë Kryeministrin Rama si “Al Kaponen” që ka zaptuar karrigen e kryeministrit me arrogancë e klientelizëm. “Reforma në drejtësi ka si qëllim t’i japë fund kësaj krekosje e arrogance,” u shpreh kreu i PD-së.
Ai u shpreh optimist për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe arritjen e dakordësisë për refomën në drejtësi, si dhe theksoi mbështetjen e SHBA-ve për në çdo hap të reformimit të sistemit të drejtësisë shqiptare.