Arrestohen tre inspektorë të ISHTI-t për korrupsion

Policia arrestoi sot, tre inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), që akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Sipas hetimeve të Prokurorisë të Tiranës, inspektorët kryenin kontrolle në subjekte që përpunonin apo tregtonin hidrokarbure dhe kërkonin rryshfet në mënyrë që të mos raportonin parregullsitë. Inspektorët kërkonin nga 20 mijë deri në 50 mijë lekë, në varësi të shkeljeve të gjetura gjatë kontrollit.

Prokuroria e Tiranës po heton dhe inspektorë të tjerë që dyshohen se shpërdorojnë detyrën për përfitime ekonomike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>