
Dy lokale në Durrës janë gjobitur me nga 9 mijë euro secili, pasi kishin shkelur protokollet e vendosura nga qeveria për parandalimin e Covid-19.
Dy bizneset në lagjen nr. 13 dhe në lagjen nr.1, po ushtronin aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, qeveria, përmes një akti normativ, ka ndaluar grumbullimin e qytetarëve në ambiente të mbyllura. Të gjithë ata që shkelin aktin gjobiten dhe rrezikojnë pezullim të aktivitetit për një vit.