PD dënon vendimin e SPAK-ut për të mbyllur hetimet ndaj Lefter Allës

Nga Exit News
PD dënon vendimin e SPAK-ut për të mbyllur hetimet ndaj Lefter Allës

Partia Demokratike e ka quajtur si ‘aspak surprizues’ por të nxitur politikisht vendimin e SPAK-ut për të pushuar hetimet për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, i akuzuar për mbajtje të lëndëve narkotike.

një konferencë për shtyp, Sekretari i ÇËshtjeve ligjore në PD, Çlirim Gjata deklaroi se SPAK ka zvarritur qëllimisht hetimet, me qëllim mbylljen e çështjes.

Gjata akuzoi kryeministrin Rama si fajtorin për përzgjedhjen dhe vënien në krye të banorëve të Bulqizës të një kryebashkiaku problematik:

“Kryebashkiaku i Bulqizës është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën.

Ai ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve që nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë.

Edi Rama duhet të kishte ushtruar përgjegjësinë ligjore për shkarkimin nga detyra të Lefter Allës dhe jo të zvarriste hetimet e pastaj t’i mbyllte ato.”

Gjata theksoi se ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare dhe se kjo nis me largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Në janar 2020, gazetari Artan Hoxha publikoi një foto një video ku dyshohej se ishte kryebashkiaku Lefter Alla duke konsumuar drogë.

Kryebashkiaku Alla, menjëherë, komentoi në Facebook se videoja ishte montazh. Ai mohoi akuzat dhe tha se ishte sulm politik.

SPAK nisi menjëherë hetimet për Allën, për veprën penale ‘mbajtje substancash narkotike’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>