Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel ka shtyrë dasmën e tij, e cila ishte parashikuar të zhvillohej në Francë, këtë fundjavë, për të shmangur karantinën pas kthimit të tij në Belgjikë.
Zëdhënësi i tij e konfirmoi këtë lajm për gazetën belge Le Soir, raporton Politco.eu.
Michel dhe partnerja e tij Amelie Derbaudrenghien do të martoheshin të shtunën në Monmeyan, një fshat në juglindje të Francës.
Rajoni konsiderohet si “zonë e portokalli” nga ministria e Jashtme belge, çfarë do të thotë se Michel do të duhej të karantinohej kur të kthehej në Belgjikë pas dasmës.