Rihapet tenderi i zonës ekonomike të Spitallës

Të mërkurën, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua sërisht tenderi për zonën industriale të Spitallës në Durrës.

Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave ka disa ndryshime nga VKM-ja e vitit të kaluar:

Sipërfaqja e kësaj zonë do të jetë 199.7 ha, dy herë më pak se sipërfaqja në vendimin e viti të kaluar.

Kjo zonë do të jepet me qira me çmimin prej 1 euro.

Pak kohë më parë,  Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi njoftoj hapje e një tenderi të ri për zonën e Spitallës. Ajo u shpreh se:

“…investitorë turq dhe maqedonas kanë vizituar ministrinë pikërisht për këtë qëllim.”

Tenderi për zonën e spitallës u anulluan, pak kohë më parë, nga Kryeministri Rama, për shkak të një thashethemi ku përfshihej vëllai i tij. Ja si u shpreh Zoti Rama në emisionin e Rudina Xhungës:

“Unë dëgjova një akuzë për një proçes transparent, me proçedurë ndërkombëtare, për zonën ekonomike të Spitallës dhe vetëm për faktin që im vëlla ishte shoqëruar me një shokun e tij që nga emigracioni në Amerikë, që është sipërmarrës dhe është i lidhur me kompaninë që mund të ishte fituese, unë i kërkova ministrit anullimin.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>