Arrestohen katër të rinj, merrnin kredi me dokumente false

Policia e Tiranës arrestoi sot, katër persona të akuzuar për përfitim të kredive me dokumente false.

Të arrestuarit me inicialet L.B, V.K, E.D dhe A.K, të gjithë të moshës 22 deri në 29 vjeç, kishin aplikuar për kredi me dokumente të falsifikuara në disa banka. Ata kanë përfituar shuma nga 300 mijë deri në 1 milionë lekë.

Në gjendje të lirë po proçedohet dhe një vajzë e dyshuar si bashkëpuntore me katër djemtë, ndërsa një tjetër 24 vjeçare u shpall në kërkim nga policia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>