Rama flet më në fund për Covid-19: mbështet mjekët, premton rritje rrogash në janar

Rama flet më në fund për Covid-19: mbështet mjekët, premton rritje rrogash në janar

Kryeministri Edi Rama për herë të parë pas rreth dy muajsh foli për gjendjen e koronavirusit në vend, gjatë një vizite me ekipin e mjekëve të spitalin Infektiv, të martën.

Ai mbështeti mjekët dhe dënoi ashpër të gjithë ata që sulmojnë mjekët:

“Jeni treguar për shumë nga ata që flasin dhe nuk dinë c’bëhet, por kanë fjalën e keqe në majë të gjuhës, në tërësinë e vet mjekët tanë meritojnë vetëm respekt dhe jo shtrëmbërime buzësh, baltë e akuza e sharjesh pafund që keni dëgjuar gjtihë këto vite”.

Kryeministri premtoi se do të rrisë rrogat e mjekëve në janar të 2021:

“Po përgatitemi për një rritje masive të pagave. Duam të rrisim pagat në mënyrë të konsiderueshme. Ende nuk ka një shumë të caktuar. Përtej bonusit që ju si vijë e parë që do t’i merrni deri në fund.  Duhet të jemi në mesataren e lartë të rajonit. Rritja ta fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt që në fillim të janarit”.

Rama përjashtoi mbylljen e ekonomisë duke theksuar se “mbyllja dhe izolimi opsion i vazhdueshëm, sjell dëme dhe ka kosto të madhe ekonomike dhe psikologjike”.

Kryeministri ju rikthye deklaratave të mëparshme duke i kujtuar qytetarëve se virusi nuk erdhi për faji të qeverisë, por ai është “një monstër”, që duhet ta “luftojmë çdo ditë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>