Një shumë prej 12 milion euro duhet t’i paguajë shteti shqiptar 43 pronarëve që fituan 3 gjyqe në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg. Vendimet u publikuan dje në faqen zyrtare të Gjykatës.
Kompensimi duhet t’i jepet pronarëve brenda tre muajve dhe me kalimin e këtij afati, do të paguhet kamat vonesë.
Tre çështjet janë “Aliçka kundër Shqipërisë”, “Karagjozi kundër Shqipërisë” dhe “Halimi kundër Shqipërisë”.
Këto vendime vijnë vetëm pak javë pasi gjashtë familje të tjera fituan gjyqet për pronat në Strasburg dhe duhet të marrin nga shteti 10,7 milionë euro.