Yuri Kim takon Shefin e ri të Forcave të Armatosura Bajram Begaj

Nga Exit News
Yuri Kim takon Shefin e ri të Forcave të Armatosura Bajram Begaj

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar të premten Shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bajram Begaj.

një postim në Twitter, ambasadorja shkruan se bashkë me Begajn ranë dakord të forconin bashkëpunimin mes dy palëve dhe të sigurojnë që Shqipëria të përmbushë detyrimet e saj ndaj NATO-s:

“U takova me Bajram Begajn, Shef i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ramë dakord të forcojmë bashkëpunimin mes Shqipërisë e Amerikës, si dhe të bëjnë të mundur që Shqipëria të përmbushë angazhimin e saja për NATO-n në shpenzimet e mbrojtjes, vendosjen e trupave dhe modernizimin e tyre.”

Bajram Begaj u emërua në krye të Forcave të Armatosura në korrik 2020

Major Bajram Begaj mbante detyrën si komandant i komandës së doktrinës dhe stërvitjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>