Protesta në Suedi pas djegies së Kuranit nga një politikan

Nga Exit News
Protesta në Suedi pas djegies së Kuranit nga një politikan

Më shumë se 300 persona hodhën gura dhe shashka në drejtim të policisë në qytetin Malmoe të Suedizë, qyteti i tretë më i madh, të premten, pas publikimit të një video ku shihet politikani i të djathtës ekstreme të Danimarkës, Rasmus Paludan duke djegur kuranin, pranë xhamisë së qytetit.

Turmat me të rinj shkatërruan lokalet dhe thyhen shenjat rrugore dhe barrierat metalike. Ata hodhën shashka dhe fishekzjarre në drejtim të makinave, autobuzave, koshave të plehrave, etj.

Policia në Malmoe ka ngurruar të lejojë protestat anti-islamike të Rasmus Paludan. Të mërkurën leja për të protestuar nuk ju dha dhe Paludan, të premten, u largua nga Suedia dhe u ndalua të hyjë në vend për dy vjet.

Por kjo nuk i ndaloi mbështetësit e tij të regjistronin video duke djegur kuranin dhe duke luajtur futboll me një tjetër libër. Ata u arrestuan më vonë nga policia për krime të urrejtjes.

Gjatë përleshjes me policinë, imami i Malmoes u përpoq të qetësonte protestuesit dhe i akuzoi ata se po turpëronin besimin e tyre.

Ai dënoi veprimet e të rinjve edhe në faqen e tij në Facebook, duke thënë se kush beson në Islam nuk mund të sillet ashtu. “Një mysliman i vërtet nuk sillet ashtu”, shkroi ai.

Policia e qetësoi turmën duke i shpjeguar se personat ishin arrestuar dhe politikani danez ishte përzënë nga Suedia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>