Shqiptarët konsumojnë rreth 13 litra alkool në vit

Nga Exit News
Shqiptarët konsumojnë rreth 13 litra alkool në vit

Shqiptarët konsumojnë rreth 13 litra alkool në vit, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo përkthehet në afërsisht 17 750 mililitra shishe raki ose një shishe e gjysmë në muaj.

Ndërsa mund të duket shumë, qytetarët në Bjellorusi janë përdoruesit më të mëdhenj në botë të alkoolit. Ata konsumojnë mbi 14 litra alkool të pastër çdo vit. Pas tyre vjen Lituania (12.9), Grenada (11.9), Republika Çeke (11.8), Franca 11.8) dhe Rusia (11.5).

Britanikët konsumojnë midis 10 dhe 12. 4 litra në vit së bashku me spanjollët, gjermanët, kroatët, Korenë e Jugut dhe bullgarët. Qytetarët amerikanë dhe ata në Amerikën e Jugut pinë rreth 8 litra çdo vit.

Çuditërisht, italianët konsumojnë mesatarisht gjashtë litra në vit – kjo është e barabartë me tetë shishe verë.

Vendet e Afrikës e Veriut dhe Lindjes së Mesme kishin shifrat pothuajse zero në shumicën e raportimeve.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>