PD kërkon transparencë për zgjerimin 12 milje në det të Greqisë

Nga Exit News
PD kërkon transparencë për zgjerimin 12 milje në det të Greqisë

Partia Demokratike i kërkoi Edi Ramës të bëjë transparencë me zgjerimin e 12 miljeve nga Greqia.

Në një postim në facebook, nënkryetari i PD, Edi Paloka pohoi se Edi Rama ka dhënë pëlqimin për zgjerimin e 12 miljeve. Ai theksoi se ekspertë të së drejtës së detit pohojnë se zgjerimi 12 milje kërkon pëlqimin e shtetit tjetër.

“Edi Rama duhet të bëj transparencë dhe të mos fshihet pas përbetimeve për kokë të babit. Ekspertët e fushës e kanë thënë qartë: Sipas ligjit ndërkombëtar, per shkak të pozicionit gjeografik të dy vendeve “ ku përfshihen brigje përballe” delimitimi i detit ka specifika të vecanta, ndaj deklarimi i njëanshem i njerës palë për zgjerimin me 12 milje nuk mund të aplikohet pa dakordësine e palës tjetër”

Paloka kërkoi Ramës të bëj tansparencë se sa zgjerimi prek kufirin shqiptar. Paloka përfundon se “Edi Rama e ka treguar ne keto 7 vite se per karriken e tij eshte gati te beje gjithcka, kunder interesit kombetar dhe kunder interesave te shqiptareve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>