PD kërkon shkarkimin e zëvendës drejtorit, Albert Dervishaj

Nga Exit News
PD kërkon shkarkimin e zëvendës drejtorit, Albert Dervishaj

Partia Demokratike kërkoi shkarkimin e zëvendës drejtorit të Policisë, Albert Dervishaj. Në një deklaratë për shtyp ish deputetja Izmira Ulqinaku deklaroi se ata që e kanë emëruar duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Albert Dervishaj duhet të shkarkohet menjëherë nga detyra dhe ata që e kanë emëruar në krye të policisë, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.”

Ulqinaku pohoi se Dervishaj ka qënë anëtar i Sigurimit të Shtetit, fakt ky i provuar me dokumenta zyrtare.

Ajo pohoi se “në qeverisjen e Partisë Demokratike, të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do mbajnë përgjegjësi ligjore e penale dhe policia do të kthehet në shinat e ligjshmërisë duke i shërbyer vetëm sigurisë së vendit dhe qytetarëve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>