
101 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 9 380
Në 24 orët e fundit 5 pacientë ka humbur jetën, një 62 vjeçar nga Gjirokastra, një 66 vjeçar nga Burreli, 72 vjeçar nga Elbasani, një 87 vjeçar dhe një 92 vjeçare nga Tirana, duke e çuar totalin e viktimave në 280.
175 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 17 janë në terapi intensive dhe 9 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 51 raste në Tiranë, 10 raste në Lezhë, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Krujë, Durrës, Korçë, Kavajë, Gjirokastër, Vorë, 2 raste në Kurbin, Elbasan, Kukës, nga 1 rast në Has, Lushnje, Mirditë, Mat, Vau i Dejës, Gramsh, Shijak.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5 139 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 60 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 9 380 të infektuar,
– 280 viktima;
– 5 139 të shëruar,
– 3 961 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 28 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 2 062 pacientë aktivë,
- Durrës, 527 pacientë aktiv,
- Shkodër, 283 pacientë aktivë,
- Vlorë, 125 pacientë aktivë,
- Fier, 140 pacientë aktivë,
- Lezhë, 195 pacientë aktivë,
- Korçë, 175 pacientë aktivë,
- Kukës, 135 pacientë aktivë,
- Elbasan, 154 pacientë aktivë,
- Berat, 77 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 36 pacientë aktivë,
- Dibër, 52 pacientë aktiv