Modelja e famshme shqiptare Emina Cunmulaj i ka bërë thirrje të gjithëve të votojne listën shqiptare në Mal të Zi.
“Votoni shqip se jemi shqiptarë. Unë i flas fëmijëve shqip. Nuk mund të harrosh se nga vjen. Votoni për gjuhën tuaj. Kur vjen koha duhet me e kallxu veten”, tha ajo pas votimin, në qendrën e votimit, në një deklaratë për median.
Ajo i kujtoi të gjithë shqiptarëve të diasporës se “gjaku nuk bëhet ujë, e asnjëherë nuk duhet të harrojme se nga vijmë”.
Cunmulaj udhëtoi, të shtunën, nga Amerika për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi listën shqiptare, ditën e dielë.
Më poshtë deklarata e plotë e Cunmulajt dhënë për mediat malazeze.
22 orë udhëtim me Aeroplan, aman kemi mbërri. Mburrem që kam arrit me votu si shqiptare në shtet të Malit të Zi. Mburrem që jam prej Malit të Zi, por jam shqiptare e Malit të Zi.
Dua që të gjithë shqiptarët e Malit të Zi të mburren që janë shqiptarët e Malit të Zi, i kanë të drejtat e veta, flasin gjuhën tane, i kanë librat në shqip, i kanë rrugët e mira, i kanë ambulancat e mira, të bashkohemi, se për besë pa njëri tjetrin nuk mundemi kurrsesi.
Mua më kujtohet kur kam qenë fëmijë në shkollë kam ecur dy orë në këmbë për të shkuar për dy sahat, as autobusë për fëmijë, as libra, sot komuna e Tuzit po i blen librat për fëmijë, boll ëshët për prindër.
Dikush ka katër, pesë fëmijë të bashkohen parat, sot nuk është kollaj me i fitue.
Hera e parë që kanë ndërtu rrugën e re. Ju e dini vetë, ne vend i vogël jem, dhe pupoll i vogël jem, por ne duhet me u cu për gjumi.
Mos harro se gjaku nuk është ujë. Rini cohu në këmbë se gjenerata juaj nuk ka për me fol shqip. Unë jam rrit në këto troje, unë vend më të bukur se Ulqini nuk kam për pushim. Unë mund të shkoj në çdo vend të botës, por vij në Ulqin, se në Ulqin flitet shqip. E unë kam qejf me fol shqip.
Votoni shqip se jemi shqiptarë. Unë i flas fëmijëve shqip. Nuk mund të harrosh se nga vjen.
Votoni për gjuhën tuaj.
Kur vjen koha duhet me e kallxu veten.