Për shkak të largimit nga postet e tyre, tre anëtarë të trupës negociatore nuk do të jenë më pjesë e saj.
Konkretisht anëtarët që largohen janë:
Aida Hajnaj e cila nga posti i zëvendës-drejtores së përgjithshme të Policisë së Shtetit u emërua drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Artur Meçollari, ish-komandanti i Forcave Detare Shqiptare, i cili u shkarkua pak javë më parë nga Ministrja e Mbrojtjes pasi kishte vendosur të zhvillonte një ceremoni martesore në një nga anijet luftarake shqiptare.
Gjeneral Major Ylber Dogjani, i cili u shkarkua nga Presidenti i Republikës një vit më parë nga detyra e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Detare pasi i kishte mbaruar mandati.
Në vitin 2018, ministri i atëhershëm i jashtëm, Ditmir Bushati bëri publik trupën negociatore për marrëveshjen e detit më Greqinë.
Anëtarët janë:
– Armand Skapin nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ)
– Gjeneral Major Ylber Dogjanin, Komandanti i Flotës Detare.
– Artur Meçollari – Ministria e Mbrojtjes;
– Aida Hajna – Drejtoresha për Kufirin dhe Migracionin;
– Elira Kokona – Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë;
– Ferdi Hyraj – Instituti i Gjeografisë;
– Luan Përzhita – Instituti i Arkeologjisë;
– Lorenc Çela- Drejtoria e Institutit të Gjeohapsirës;
– Qirjako Qirko- Ambasadori i Shqipërisë në Britani,
– Viktor Doda – Drejtor i Përgjithshëm i Shërbit Gjeologjik Shqiptar;
– Ardian Bylyku – Drejtor i AKBN-së;
– Arsen Mullahi.