Prokuroria e Shkodrës ka filluar hetimet për rrëzimin e helikopterit të ushtrisë në liqenin e Shkodrës, pak ditë më parë. Prokuroria ka ngritur akuzën e e shkeljes së rregullave të fluturimin nga pilotët.
Ndërkohë, në një njoftim në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes njoftohet se një grup pune nga kjo ministri ka nisur hetimin administrativë mbi këtë ngjarje.
Dy pilotë humbën jetën dhe një ushtar u plagosë nga rrëzimi i një helikopteri të ushtrisë në liqenin e Shkodrës. Tre personat po bënin një fluturim stërvitor nga Farka për në Grishë të Malësisë së Madhe.
Dy të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i helikopterit të ushtrisë