Greqia ka kërkuar ekstradimin e Eduart Lamajt, vrasësit të dy biznesmënëve në Laç, për trafik të 180 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në portin e Pireut.
Por, prokuroria shqiptare nuk do ta ekstradojë dhe ka kërkuar transferimin e dënimit të Greqisë në Shqipëri.
Lamaj u arrestua në mbrëmjen e 22 qershorit pasi shkoi për të kururar një plagë të dyshimtë në një klinikë private në Qytetin Studenti.
Plaga që ai kishte ishte e rreth 2-3 javë më parë, kohë që përkon me vrasjen e dyfishtë në Laç.
Gjatë arrestimit, ai raportoi emër fallco, por policia gjeti identitetin e tij përmes shenjave të gishtërinjve.
Lamaj rezultoi të jetë dhe komshi në Kurbin me pronarët e hotelit ku ndodhi vrasja, Atri Allamani.