Presidenti Meta dekoroi tre historianë

Nga Exit News
Presidenti Meta dekoroi tre historianë

Presidenti Ilir Meta dekoroi të martën tre historianë, Prof.Muin Çami, Prof.Dr.Bardhosh Gaçe dhe Prof.As.Dr Bernard Zotaj me tituj të lartë nderi për kontributin e tyre në fushën e historisë.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan:

Në vlerësim të kontributit të çmuar të dhënë në këtë drejtim, pata sot kënaqësinë të çmoj me tituj të lartë nderi tre historianët më në zë të Shqipërisë, Prof.Muin Çami, Prof.Dr.Bardhosh Gaçe dhe Prof.As.Dr Bernard Zotaj, që me studimet dhe hulumtimet e tyre kanë lënë pas një trashëgimi tepër të vyer, veçanërisht sa i përket ndriçimit të epopesë së Luftë së Vlorës.”

Meta shprehet se i “kemi borxh Shqipërisë, që trashëgiminë e vyer historike, kulturore, patriotike dhe atdhetare që na kanë lënë të parët tanë, ta mbrojmë, ta promovojmë dhe ta pasurojmë më tej, në mënyrë që të rinjtë tanë t’i duan e të ndihen krenarë për rrënjët e tyre dhe të mos e mendojnë kurrë braktisjen por ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre të sigurtë”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>