
Udhëtarët nga Greqia do të duhet të izolohen në banesë për 14 ditë në Skoci, që prej ditës së enjte.
Vendimi erdhi pas rritje së numrave të të infektuarve të ardhur nga vendet e Mesdheut, tha qeveria skoceze. Masat do të hyjnë në fuqi të enjten në 4 të mëngjesit.
Pavarësisht se Greqia ka 20 të infektuar për 100 mijë banorë, dhe vendet që futen në listën e karantinës duhet të kenë më shumë të infektuar, qeveria skoceze tregon se rastet e reja kanë ardhur nga Greqia.