Partia Demokratike denoncoi sot mungesën e kushteve në shkolla në fshatrat Lalëz, Likmetaj dhe Gjuriçaj.
Ish deputetët Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri në një takim me mësuesit dhe banorët e zonës pohuan se problemi I shkollave në këtë zonë përveç ngarkesës dhe infrastrukturës së amortizuar nuk ka asnjë kusht higjeno-sanitar.
Tjetër problem për prindërit është transporti i fëmijëve. Ata ju pohuan përfaqësueve të PD se duhet tja sigurojnë vetë atë pasi shteti nuk e merr përsipër.
Vokshi e Strazimiri pohuan se gjatë panedemisë fëmijët nuk mundeshin të ndiqnin mësimin online pasi jetonin në çadra.