Presidenti Ilir Meta kujtoi sot 100 vjetorin e Luftës së Vlorës. Në një postim në Facebook, Meta propozon që 3 shtatori të jetë një festë kombëtare sepse sipas tij do të plotësonte Ditën e Pavarësisë.
“Në Vlorën e Flamurit tonë Kombëtar, simbolit më përbashkues të shqiptarëve, për të kremtuar sot 100-vjetorin e epopesë së lavdishme të Luftës Kombëtare të Vlorës. E mbështes idenë që 3 shtatori të jetë një Ditë Feste Kombëtare, sepse kjo ngjarje e plotëson dhe e vë në jetë Pavarësinë që ne festojmë çdo 28 Nëntor.”
Meta shprehet se kjo ditë na kujton” mesazhet tepër të rëndësishme dhe frymëzuese të saj në çdo kohë: bashkimin e të gjithë popullit në mbrojtje të vlerave dhe interesit kombëtar, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë, kundër çdo pushtuesi.”