Presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen dënoi të mërkurën helmim e “të turpshëm dhe frikacak” të kryetarit të opozitës ruse, Aleksei Navalny.
Ajo kërkoi të hetohen dhe të vendosen përpara përgjegjësisë përgjegjësit, pasi qeveria qeveria gjermane njoftoi se ekspertët e armëve kimike kanë zbuluar se Navalny u helmua me lëndën kimike nervore, Noviçok.
“Jam informuar nga kancelarja (Angela) Merkel se lideri opozitar rus, Navalny është sulmuar me agjent nervor në shtetin e tij”, ka thënë von del Leyen.
“Ky është akt i turpshëm dhe frikacak- edhe një herë. Kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, ka shtuar ajo.
Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell tha se BE ka dënuar helmimet “në shkallën më të fuqishme”.
“Përdorimi i armëve kimike nën çfarëdo kushti është plotësisht i papranueshëm dhe shkelje e ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Borrell, ai i bëri thirrje Rusisë të hetojë në mënyrë të paanshme dhe transparente ngjarjen.
Navalny është kundërshtari kryesor i presidentit rus. Ai u sëmurë në 20 gusht gjatë një udhëtimi në aeroplan nga Siberia për në moskë.