
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi nuk tha për median asnjë datë për zgjedhjet e reja parlamentare 2021. Ai tha se bisedimet me presidentin u përqendruan tek marrëveshja e detit me Greqinë.
Kjo marrëveshje ku dy ishujt kanë marrë të drejtë të zgjerohen me 12 milje, tha Idrizi, “cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë zonën ekonomike që ne duhet të ndajmë me Greqinë dhe Italinë”.
Ai tha se “qeveria shqiptare nuk duhet të diskutojë më për kufijtë detarë e tokësorë me Greqinë”.
Madje, Idrizi e bëri të qartë se nëse Greqia kërkon zgjerim të ujerave territorial, “pa dyshim që ne do të kërkojmë Çamërinë”.
Kryetari i PDIU-së i ka kërkuar Presidentit “që bisedimet mes dy vendeve duhet të fillojnë nga heqja e ligjit të luftës, të vazhdojnë me zgjidhjen e çështjes çame”.